Rastet me Coronavirus në Rusi arrijnë në 10 mijë

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Rusia gjatë ditës së sotme ka raportuar një rritje rekord ditore të rasteve me koronavirus, duke e çuar numrin zyrtar të të prekurve në 10,000 – një ditë pasi presidenti Vladimir Putin tha se javët e ardhshme janë vendimtare në luftën me virusin.

Numri i të prekurve me Covid-19 në Rusi u rrit për 1459, derisa janë regjistruar edhe 13 vdekje të tjera që e çon numrin e vdekjeve në 76.

Moska, që është vendi më i goditur, dhe shumë rajone të tjera janë në javën e dytë të bllokimit të pjesshëm.

Banorëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm për të shkuar në dyqane për furnizim me ushqime dhe barnatore.

Rusia kishte regjistruar shumë më pak raste me koronavirus sesa shumë shtete të Europës Perëndimore në fazat e hershme të shpërthimit. Por, numri i rasteve filloi të rritet ndjeshëm si në këtë muaj dhe tani virusi ka shpërthyer edhe jashtë Moskës që është epiqendra.

Të ngjashme