Rastet me COVID-19 kalojnë 10.5 milionëshin

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Deri tash janë konfirmuar më shumë se 10.5 milionë raste me koronavirus në gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Bazuar në të dhënat aktuale, më shumë se 512 mijë persona kanë vdekur në 188 shtete e rajone.

Të dhënat e publikuara besohet se reflektojnë vetëm një pjesë të numrit të rasteve, me shumë shtete që testojnë vetëm rastet serioze ose simptomatike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me 2.6 milionë raste të regjistruara e 127 mijë të vdekur. Pas SHBA-së është Brazili, i ndjekur nga Britania e Madhe, Italia e Franca.

Të ngjashme