Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e personit N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në “Bon Vivant”. Ai dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”.
Gazeta Insajderi përmes burimeve ka mësuar se personi i cili u ndalua sot është Nikoll Lleshaj nga Klina.
Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën disa persona.
Ndryshe, para dy ditësh u liruan nga paraburgimi dy të dyshuar për rastin që ndodhi më 4 gusht në Bon Vivant, derisa në paraburgim vazhdon të jetë Andi Pajazitaj.
Rasti “Bon Vivant”, urdhërohet ndalimi edhe i një personi
Policia ende nuk ka arritur ta kap të dyshuarin kryesor, Dukagjin Nikollaj.