Familja Dehari ka zgjedhur Qendrën Universitare të Zvicrës në pjesën franceze dhe ekspertët e saj për t’u marrë me rastin e vdekjes së djalit të tyre Astritit.
Kështu bëri të ditur babai i tij Avni Dehari gjatë një konference të përbashkët me avokatin Tomë Gashi në një konferencë të përbashkët me prindërit e Astritit, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, tani e tutje ky institut me ekspertët zviceranë do të angazhohet për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e djalit të tij Deharit që vdiq në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
“Ju e dini se janë bërë hetime nga institucionet tona lidhur me vdekjen e të birit. Ne nuk jemi pajtuar me konkludimet që kanë zgjedh ekspertët. Dhe kemi angazhuar ekspertë të pavarur. Meqë Kuvendi mori vendimin që të lejohet të bëhen hetime të pavarura. Ne jemi të angazhuar që të sjellim hetues të pavarur. Kemi kontaktuar me Qendra Universitare në Bern në Cyrih dhe jemi përcaktuar që të ia ndryshojmë ekspertët dhe hetuesit të Qendrës Universitare të Pjesës Franceze. Unë kam qenë personalisht dhe kam kontaktuar me ta. Ata kanë pranuar të merren me hetime të pavarura”, tha ai
Nëna e Astritit Xhemilja, tha se kanë zgjedhur këtë institut, pasi që kanë jetuar në Zvicër dhe se kanë besimin e plotë se do të qartësojnë rrethanat në të cilat humbi jetën Astriti.
Ndërsa nëna e Astritit, Xhemile Dehari tha se pasi kanë jetuar në Zvicër për 19 kanë vendosur të përcaktohen se hetimet për vdekjen e Astritit t’i bëjë ai shtet, konkretisht Qendra Universitare në Cyrih të Zvicrës.
Ajo tha se juridikisht do pranojnë rezultatin e zviceranëve, mirëpo shpirtërisht jo. “Ne kemi paracaktuar për Zvicër, pasi kemi jetuar edhe 19 vjet. Ata do të gjejnë nëse ka qenë vrasje ose vetëvrasje. Për vdekjen e Astritit janë fajtorë ata që janë ardh e kanë marr në shtëpi e kanë dërgu në paraburgim dhe tani nuk është më”, tha ajo në konferencën për media.
“Sylë Hoxha për vrasjen e astritit është shpërblye në Prishtinë me post më të lartë. Askush nuk ka ardhë të më njoftoj për vdekjen e Astritit”, u shpreh nëna e Astritit.
“Na si prind kërkojmë hetim të pavarur për vdekjen e Astritit, por as zviceranët nuk munden me ma hekë atë se dikush qëndron pas vdekjes së djalit tim”, shtoi ajo.
Tomë Gashi, avokat i familjes, ka thënë se hetimi do të jetë krejtësisht i pavarur dhe rezultatet e tij do të pranohen.
Ai ka thënë se si avokat do të bëjë kërkesë zyrtare e do të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë, prokurorin e rastit, si dhe Parlamentin e Kosovës.
“Institucionet do të heqin shpenzimet që do të bëhen për punën e këtij Instituti. Është koha që ata të mbajnë premtimin dhe të kryejnë obligimin që kanë marrë”, ka thënë Gashi.
Astrit Dehari ndërroi jetë më 5 nëntor të vitit që lamë pas, në Qendrën e Mbajtjes në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.