Sot duke nisur nga ora 12:00, në Prishtinë do të protestohet kundër dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.
Protesta do të organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.
Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.