E.G, , dyshohet për shtytje vetëvrasje dhe për fajde lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit B.S.
Ai u kap nga autoritetet në Shqipëri.
“Hekri”, u arrestua atje pasi u arratis nga Kosova, në tentativë për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, konfirmoi se ai gjendet nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare.
“I dyshuari është ndaluar në Shqipëri dhe aktualisht është nën mbikëqyrjen e autoriteteve shqiptare”, tha zëdhënësja Laureta Ulaj.
E.G, dyshohet për këtë rast bashkë me dy të dyshuarit e tjerë që tashmë ndodhen në paraburgim, S.T dhe A.T (babë e bir).
Ata dyshohen për veprat penale “shtytje në vetëvrasje” dhe “fajde”.
B.S u gjet i vdekur para disa ditësh në Graçanicë.
Ai dyshohet se u vetëvra si shkak i presionit nga fajdexhinjtë.