Gjatë ditës së sotme Këngëtari Gjesti është paraqitur në gjykatë, në një zhvillim që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani, raporton Ekonomia Online.
Mes palëve ka pasur përplasje lidhur me bashkëpunimin e tyre të mëparshëm, ndërsa çështja tashmë ka kaluar në rrugë gjyqësore.
Në seancë mbrotja e Gjestit ka kërkuar marrëveshje për pranimin e fajsisë.Kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.
