Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë. Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë.
Gjatë aksionit është arrestuar edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët, raporton sinjali.