Rasti i KEK-ut: Dëshmitarët flasin për tenderin dhe urdhëresën e kryeshefit

Prishtinë | 02 Mar 2026 | 14:14 | Nga Gzim Mujaj

Në seancën gjyqësore të mbajtur të hënën ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike e Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, janë dëgjuar dy dëshmitarë, të cilët u përgjigjën në pyetjet e Prokurorisë lidhur me tenderin për “Montimi i shtartit sterik E9D” dhe procedurat e prokurimit, raporton Ekonomia Online.

Prokurorja e rastit, Fikrije Fejzullahu, e pyeti dëshmitaren Ustajbo Mexhihan Zylejha, u.d. shefe e kabinetit të kryeshefit, nëse i kujtohej komunikimi për operatorin ekonomik “Takraf”, ndërsa ajo deklaroi se “Komplet rasti s’po më kujtohet, email korrespondenca po”, duke shtuar se nuk i kujtohej saktë përmbajtja e saj.

E pyetur për komunikim me zyrtaren e financave Besa Shatri lidhur me tenderin, dëshmitarja tha se “Nuk po më kujtohet saktë”.

 Ajo konfirmoi se Ymer Dragusha kishte qenë u.d. i prokurimit dhe se nuk kishte ardhur shpesh në takime me kryeshefin.

Në pyetjet për Isuf Zejnën, dëshmitarja tha se e kishte parë për herë të parë kur kishte ardhur një ftesë nga Policia për Nagip Krasniqin dhe Zejnën, ndërsa mohoi të ketë pasur takim më herët mes tij dhe kryeshefit.

Me këtë rast prokurorja e rastit e përballi dëshmitaren me deklaratën e dhënë në prokurori më herët, ku sipas prokurores ajo ka deklaruar: “Po, emri më kujtohet, personi më kujtohet, po bëhet fjalë për Isuf Zejnën, dhe ka ardhur në zyrë te kryeshefi duke krahasuar me të tjerët më shpesh, duke krahasuar me stilin e Krasniqit, për sqarim asnjëherë nuk ka pasur kërkesë nga zotëri Zejna për takim me kryeshefin, por gjithmonë ka qenë kërkesa e kryeshefit që me e ftuar në takim Zejnën. Në takimet e tyre kanë qenë gjithmonë në katër sy”, a ju kujtohet kjo?”, pyeti prokurorja.

E përballur me këtë deklaratë, ajo u përgjigj se

“Po, përgjigjja që e lexoi prokurorja po më kujtohet”.

Dëshmitari i dytë, Emin Tmava, konfirmoi se kishte pasur deklaratë nën betim të nënkontraktorit, por shtoi se kishin ekzistuar disa dyshime për të.

Ai deklaroi se kushtet si garancioni bankar dhe penalitetet ishin ndryshuar përmes një amendamentimi të kontratës, të cilin e kishte përpiluar vetë, ndërsa ishte nënshkruar nga zyrtari përgjegjës i prokurimit. Por ne kemi pasur edhe disa dyshime për këtë deklaratë të nënkontraktorit, por tash nuk po më kujtohet”, tha ai.

Prokurorja ka pyteur se për rekomandimin e tenderit.

“Ju rekomanduat anulimin e tenderit dhe ia drejtuat zyrtarit përgjegjës, në atë kohë ushtrues detyre i zyrës së prokurimit, Ymer Dragushës. Çka ndodhi tutje?”

Tmava tha se kishte rekomanduar anulimin e tenderit, por sipas tij, zyrtari përgjegjës i prokurimit kishte vepruar me urdhëresë të kryeshefit dhe kishte vendosur për dhënien e kontratës pa rekomandim të komisionit.

Ai shtoi se në një takim me kryeshefin ishte diskutuar për nevojat e prodhimit dhe shfrytëzimin racional të kohës, duke sugjeruar që, krahas riparimit të turbinës, të lidhej kontratë edhe për kaldajën, në mënyrë që të punohej në të dy pajisjet gjatë kohës sa blloku ishte i ndalur.

Sipas tij, Ymer Dragusha kishte deklaruar se nëse kishte urdhëresë, do ta nënshkruante.

“Sa më kujtohet mua, zyrtari përgjegjës i prokurimit ka pasur një urdhëresë nga kryeshefi ekzekutiv dhe ka vendosur, pa rekomandim të komisionit, për me dhënë kontratën.

Tmava: Sa më kujtohet mua, zyrtari përgjegjës i prokurimit ka pasur një urdhëresë nga kryeshefi ekzekutiv dhe ka vendosur, pa rekomandim të komisionit, për me dhënë kontratën”, tha ai.

“Pas rekomandimit që kemi dhënë ne, kemi qenë të ftuar në zyrën e kryeshefit, unë dhe Ymeri, dhe në atë takim kryeshefi ka kërkuar që si të dalin nga situata për shkak të nevojave të prodhimit, për shkak që ka qenë kontratë e nënshkruar për turbinë dhe blloku ka qenë i ndalur, dhe për shfrytëzim racional. Pak a shumë po mundohem me sqaru drejt çka ka thënë drejtori. Për me sqaru në mënyrë racionale kohën, ka thënë është mirë me pasur një kontratë edhe për kaldajë. Kohën kur është blloku i ndalur, të punohet në të dy pajisjet”, tha ai.

“Pas rekomandimit që kemi dhënë ne, kemi qenë të ftuar në zyrën e kryeshefit, unë dhe Ymeri, dhe në atë takim kryeshefi ka kërkuar si të dalin nga situata për shkak të nevojave të prodhimit, pasi që ka qenë kontratë e nënshkruar për turbinë dhe blloku ka qenë i ndalur, me qëllim të shfrytëzimit racional. Pak a shumë po mundohem me sqaru çka ka thënë drejtori. Për me sqaru në mënyrë racionale kohën, ka thënë se është mirë me pasur një kontratë edhe për kaldajë. Kohën kur është blloku i ndalur, të punohet në të dy pajisjet. Kjo turbinë ka qenë duke u riparuar dhe të shfrytëzohet koha e njëjtë edhe për riparim të kaldajës. Në pika të shkurtra, kjo ka qenë kërkesa e kryeshefit”, tha ai.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Krasniqi e Dragusha akuzohen po ashtu se u kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm kompanive “Monting Energjetica” dhe “Litëin S.A”, që ishin shpallur të papërgjegjshme në procedurën e hapur të prokurimit që ishte shpallur më herët.

Të ngjashme