Pavarësisht motivit që ka pasur i dyshuari që ka plagosur dy serbë sot në komunën e Shtërpcës, ky rast e bën Beogradin për t’i fërkuar duart. Deri sot, me vite të tëra, pa ndalë kanë krijuar fabrikime të sulmeve etnike.
Ngjarja e sotme është për t’u dënuar nga secili prej nesh, sepse e ka dëmtuar vendin tonë shumë. Personalisht, unë distancohem nga çdo rast si ky!
PATRIOTIZMI është dashuria dhe mbrojtja e ATDHEUT, prandaj unë e mbroj vendin tim duke u distancuar nga ky rast. Ne duhet t’i zbulojmë të gjitha fabrikimet që i ka bërë Serbia.
I kam përmendur disa herë, por po e përsëris: mos e harroni rastin PANDA, kur shërbimet sekrete serbe i kanë vrarë 6 të rinj serbë, vetëm e vetëm që të fajësohen shqiptarët dhe Ushtrisa Çlirimtare e Kosovës.