IKSHPK ka konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 e 24 të shëruar në Kosovë. Një nga rastet është nga komuna e Podujevës.
Nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari, ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, derisa ka thënë se i njëjti është nga fshati Bellopojë dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Vushtrrisë.
‘’Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot është konfirmuar edhe një rast me Covid19 në komunën tonë.’’, ka thënë Rduari.
‘’Personi është nga fshati Bellopojë dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Vushtrrisë. Pacienti dhe familja e tij është me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa ne, Shtabi Emergjent Lokal, do t’i ndërmarrim masat dhe veprimet e nevojshme.’’
‘’Edhe me këtë rast ju ftoj të bëni kujdes dhe t’i përdorni mjetet mbrojtëse.’’, ka përfunduar ai.