Rasti në Deçan: Burri e kishte rrahur dhe e kishte futur në veturë 11-vjeçarin

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Një incident i rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një shkolle në fshatin Dranoc të Deçanit, ku dyshohet se një prind e ka sulmuar fizikisht një 11-vjeçar.

Rreth kësaj ngjarje sot ka raportuar për të cilën në vazhdim sjell edhe detaje.

Deri tek ky rast dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje (fjalosje) që viktima dhe i biri i të dyshuarit kishin pasur më herët.

Ditën kritike e kishte rrahur të miturin dhe e kishte futur më pas në veturë duke e çuar pastaj në oborrin e shkollës ku edhe kishin ndërhyrë stafi i shkollës.

Pas raportimit në polici, burri u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë, derisa 11 vjeçari ka pranuar tretman mjekësor dhe është deklaruar edhe në polici në praninë e punëtori social dhe prindërve. /klankosova

Të ngjashme