Rasti Zhegrova: Futbollisti që reflekton shpresat dhe sfidat e Kosovës

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 11:04 | Nga Shenoll Muharremi

Futbolli është i rëndësishëm në Kosovë. Pjesëmarrja e Kosovës në futbollin ndërkombëtar ndërlidhet me luftën e saj për liri dhe pavarsi si dhe për pjesëmarrjen dhe integrimin, barabarsinë, në familjen e madhe botërore. Kosova ka një ekip të ri dhe është në fazë ku po e formëson identitetin, stilin, kulturën menaxheriale dhe diciplinën. Mesiguri së është një projekt afatgjatë në bërje…

Rasti Zhegrova ka qenë shumë i dikustuar ditët e fundit, ku përpos komunitetit të sportit, edhe politika dhe mediat janë përfshirë. Kjo gjithashtu për shkak të madhështisë së Edonit dhe performancës së tij të mirë kohëm e fundit dhe nevojës së Kosovë, pritjeve të publikut, të kualifikohet dhe avancoj në gara europiane dhe ndërkombëre.

Nga performanca e Zhegrovës me Rumaninë, ku Kosova humbi 0:3, Edoni nuk ka pasur një paraqitje pozitive. Loja e tij është karakterizuar me veprime vetanake. Ai më shumë ka qenë i koncentuar me i tregu shkathësitë e vet të dribilimit sesa të i ndihmoj ekipit. Nuk ka luajtur një lojë ekipore. Loja e tij ka qenë sikur një show room ‘shif cka di unë’..

Kështuqë nga aspekti i performancës, madhështia dhe rezultatet e tija nuk kanë qenë të ngjashme me ato të klubit të tij në Francë. Zhegrova ta kujton rastin e shumë lojtarëve të talentuar por me një mentalitet jo biznesor dhe ekipor. Ta kujton llojin e lojtarëve si portugezi Luis Nani që ka tepër talent por asnjëherë nuk e arrinë kulmin e potencialit të tij sikur rasti i Ronaldos. Këtu padyshim që theksi vendoset tek diciplina, në dhe jashtë fushës.

E kur Kosova humbi pa përpjekje nga Rumania, thuhet që ekipit ju ndalu të dalin jashtë. Kjo padyshim ishte një denim për performancën dhe sidomos gabimet që mund të shmangeshin, përfshi edhe lojën vetanake si rasti i Zhegrovës. Këtë rregull nuk e kanë respektuar disra lojtarë, mes tyre edhe Edon Zhegrova. Ai dhe dy lojtarë tjerë u përjashtuan nga grumbullimi, si masë diciplinore.

Kjo masë nga menaxheri gjerman është masë që personalisht besoj i bënë mirë ekipit. Kur nuk ka diciplinë dhe kur kultura e klabeve i merr lojtarët, aty ka rrezik. Fundja, kjo masë është e përkohëshme, dhe këta lojtarë mund të vazhdojnë të luajnë përsëri..

Kështuqë, nuk ka dyshim që menxheri gjerman duhet të përkrahet në veprimet e tija. Nëse menaxhmenti i FFK është i përzire apo jo, kjo është një qështje tjetër. Trejneri i Kombëtarës duhet të ketë pavarsi të plotë në vendimet e tija rreth selektimit, diciplinës dhe strategjisë së ekipit tonë – nuk duhet të përzihet federata në këto aspekte profesionale. Por gjithashtu pakënaqësitë e shumta në publik, dhe jo vetëm, me kreun e FFK nuk duhet ndërlidhen me rastin Zhegrova dhe diciplinën e ekipit.

Edhe kur njëra parti politike reagoj në mbrotje të lojtari, kundër menaxherit ishte një gabim i madh. Politika nuk duhet të përzihet ashtu në futboll në asnjë mënyrë të mundshme. Mbi të gjitha, politika ishte në mbrojtje të një lojtari vetëm, jo të gjithë të tre që ishin ‘suspenduar’ përkohësisht. Kjo tregon një casje preferenciale dhe jo një avokim për interesin publik.

Në përgjithësi, kjo situatë, Rasti Zhegrova, nuk u menxhua si duhet. Pati shumë emocione dhe mosdurim. Reagime dhe sulme sikurse që aty i gjithë problemi është. Ka disa grupe që mendojnë që me një veprim të vetëm, si kjo, mund të zgjidhen sfidat tona. Ata nuk e shofin këtë si proces, apo si një rrugëtim ku ne kemi shumë gjëra për të bërë për të pëmirësuar performancën tonë.

Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për investime serioze në infrastrukturë të futbolli. Në shkolla të reja të futbollit të lidhura me klubet më të mëdha europiane. Me telashe me kulturën dhe stilin mafioz të disa menaxherëve dhe rrahjet dhe kërcënimet nëpër fusha të futbollit…

Lista e punëve dhe sfidave është e gjatë, asgjë nuk do të zgjidhe shpejt dhe lehtë. Kështuqë, rasti i Zhegrovës, më së shumti tregon për ne. Për atë se cilat janë pritjet tona dhe si reagojmë ne. Cfarë presim ne. Si mendojmë që me një shkop magjik, me një apo dy veprime të vetme kryhet puna, rregullohen të gjitha sfidat dhe Kosova transformohet në Brazilin e Europës:).

Mesiguri që kjo nuk qëndron, nuk ka një ashensor për të arritur suksesin tonë. Duhet të i marrim shkallat dhe të kemi durim dhe të bëhemi më strategjik, të investojmë dukshëm më shumë resurse, përpjekje dhe kohë për të arritur sukseset që padyshim do të jenë aty me kohë. Por jo nesër, as pasnesër. E as me një apo dy veprime të shpejta. Zhegrova do të luaj përsëri dhe ai do të mësoj dhe tregoj performancë më të matur dhe punë më ekipore herat e ardhshme.

Të ngjashme