Ratifikohet marrëveshja, ambasadorja e Izraelit: Nga 5 maji 2025, kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa viza

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike.

“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë”, shkroi ajo në një postim në X.

“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shtoi ajo.

Ambasadorja Ziv theksoi se “që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”.

Të ngjashme