Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka mësuar sot emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Therandasit do të kenë punë me ekipin lituanez, Zalgiris Vilnius, në daljen e tyre të parë dhe historike në garat evropiane.
Ekipi nga Suhareka e mësoi sot emrin e kundërshtarit në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ndërsa përfundoi në Grupin B.
Ekipi portokalli do të mundohet të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Championsit, teksa ndeshjen e parë do ta luajë si vendës.
Por, në rast se nuk e arrin këtë, nuk do të marrë fund eksperienca e kampionit kosovar në garat evropiane për edicionin 2022/23.
Kjo pasi Ballkani do t’i vazhdojë garat në rrethin e dytë kualifikuese të UEFA Europa Conference League.