Tymi dhe hiri po vazhdojnë të përhapën nga vullkani që shpërtheu në Taal të Filipineve derisa dielli po lindte të martën.
Të hënën, lavë me të kuqe të nxehtë nga vullkani spërkati afër kryeqytetit të Filipineve dhe dhjetëra njerëz u arratisën për shkak të dridhjeve të frikshme dhe hirit.
Autoritetet bënë plane për të evakuuar qindra mijëra të tjerë nga frika e një shpërthimi më të madh.
Retë e hirit nga vullkani Taal arritën në Manila, 65 kilometra në veri duke detyruar mbylljen e aeroportit kryesor të vendit, me më shumë se 500 fluturime të anuluara. Aeroporti u rihap pjesërisht të hënën.
Ende nuk është raportuar deri më tani për ndonjë vdekje ose dëm të madh që ka mund të vije drejtpërdrejt nga ky shpërthim.
Taal është një nga vullkanet më aktive të Filipineve.
Shkencëtarët kanë frikë se një “shpërthim i rrezikshëm” më i madh është afër.