Komuna e Drenasit gjatë inspektimit të inspektorëve me datë 24 prill në Zyrën e Punësimit, për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga virusi COVID-19 ka marrë masa për mbylljen e zyrës.
Kjo masë është marrë pasi inspektorët komunal gjatë inspektimit, kanë vërejtur se zyra në fjalë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur shëndetin e stafit dhe qytetarëve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKSHP-së dhe urdhëresave tjera të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë e MEPTINIS.
Por me këtë konstatim nuk po pajtohet Udhëheqësi i Zyrës se Punësimit në Drenas, Ragip Dervishi, i cili përmes një komunikate për media ka thënë se gjetjet e tilla nuk qëndrojnë.
Ai jep disa “argumente” sipas të cilit zyra në fjalë është dezinfektuar dhe ka marrë masat për mbrojtjen e personelit.
Ky është reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Reagim nga Udheheqesi i Zyres se Punesimit ne Drenas, Ragip Dervish,
Ndaj sqarimit te opinionit publik dhe qytetarve te Drenasit nga znsh. Laura Thaqi, U.D Drejtoreshes se Administrates se Pergjithshme -Zyrtare per Informim ne Drenas.per mbylljen e Zyres per Punesim ne Drenas,per gjoja mosrespektimin e masave per mbrojtje nga corona virusi COVID-19.
Për hire te se vërtetës dhe përgjegjësive qe kame si Udhëheqjes i një institucioni, siç është Zyra për Punësim ne Drenas,e cila vepron ne kuadër te Agjencisë për Punësim te R. se Kosovës, me duhet t’i jap disa te vërteta qe nuk përkojnë me sqarimin qe e ka bere Zyra për Komunikim me Publikun ne disa paragrafë te sqarimit.
1)Te paragrafi i pare ku thuhet se me rastin e ispektimit nga ana e inspektorve komunal ne kete subjekt eshte konstatuar se Zyra në fjale nuk ka ndërmarre asnje mase per te mbrojtur shendetin e stafit dhe qytetareve nga virusi COVID-19 sipas rekomandimeve të IKShP-se dhe urdheresave tjera te nxjerra nga Ministria e Shendetesise e MEPTINIS.
Siq jane: mosdezinfektimit i hapesirave te punes, si dhe punetoret kane qenë pa mjete mbrojtese duke mosrespektuar masat e vendimit për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e semundjes ngjitese Covid-19 të nxjerrë nga niveli qendror.
E verteta eshte qe hapsirat i kemi dezinfektuar 3 here ne baze te vullnetit te mire qe kemi hasur nga nje kompani e specializuar N.SH. Ombulanca Veterinare”Veterinaria”,me pronar:Bekim Sefedin Heta, i cili na e ka bere dezinfektimin me dt 21 .04.2020 dhe dy here dezinfektimin e ka bere nepunesi i kesa Zyre me iniciative private ,qe eshte familjare i pronarit te kompanise ne fjale.Per kete e kame njoftuar Inspektorin sanitar qe e ka perpiluar procesverbalin,por ai kete nuk e ka marre si te vertet. Faktet jane keto.Tek e fundit ,une si udheheqes i ketij institucioni nuk kame patur kurfare mundesie me e kry kete pune, sepse nuk kame kurfare mjetesh ne dispozicion, qofte monetare(peti cesh) apo materjale.
Kam kerkuar ndihme nga Komuna ne diten(17.04.2020) te keshilletari I Kryetrait te komunës, z. Flamur Curri, kur i kame kërkuar lejet per levizje-qarkullim, e te cilat na kane lejuar per tere Stafin për te shkuar nga shtepia deri te vendi i punes dhe anasjelltas, sepse pati hyre ne fuqi nga Qeveria masa e kufizimit te levizjes sipas nr. te parafundit te letërnjoftimit. Kur jemi te ky paragraf, po ashtu nuk është aspak e vërtet qe punëtoret kane qene pa mjete mbrojtese; nese mendohet ne maska, doreza dhe dezinfektues per pastrim te duarve. Ne, te gjithe kemi qene te paisur dhe i kemi patuar te vendosura ne fytyre dhe duar ne momentin kur kemi qene te inspektuar.Keto mjete na i ka sjellur Agjencioni i Punësimit dhe ate 2 here brenda muajit. Per ketë dëshmitare jane edhe dy pjesëtare te policies, te cilët i kane shoqëruar inspektoret edhe punetoret e ZP-se. Poashtu edhe dera kryesore e hyrjes ka qene e mbyllur me qels dhe kur kane ardhur inspektoret te shoqeuar, se bashku me policet, deren ua ka hapur, njeri nga punetoret e ZP-se. E vetmja verejtje nga Inspektori ka qene se objekti duhet te mbyllet perkohesisht, per shkak se nuk ka qene i dezinfektuar!.
Per te cilin na dha afat qe nese nuk behet dezinfetimi deri ne ora 14.00 te po asaj dite, kur u be inspektimi Objekti i ZP-se do te mbyllet.Te cilin e ka potencuar ne procesverbalin e pare. Une i thash qe mos te ndërmarrin veprim te ngutshëm, sepse po tentoi qe te bisedoi me zyrtaret e APRK-se . Ashtu edhe veprova i kontaktova me telefon dhe ua spjegova tere rrjedhën e punës se inspektorve. Ata me sygjeruan se per momentin nuk mundemi tu dalim ne ndihe, por provo me Kryetarin e Komunës suaj se ndoshta mos mund tu dalin ne ndihme. E kontaktova z. Ramiz Lladrovci,Kryetarin e Komunës te cilit ia shpjegova tere situatën dhe i kërkova ndihme. Ai me tha se nuk kemi mundësi per tu dal ne ndihme, për kete e ke nivelin Qendror. Po ashtu kërkova nga ai qe mos te na mbyllet Objekti menjëherë brenda ditës, sepse ndoshta nga niveli qendror do te vijne ta bejne dezinfektimin. Edhe për ketë me tha se unë nuk ndërhyje ne punen e Drejtorise se Inspekcionit,sepse une i respektoi udhëzimet dhe rekomandimet e nivelit qendror. Pastaj ,une menjëherë i kame bere shkrese Agjencisë se Punësimit se deri ne ora 14.00 nëse nuk behet dezinfektimi i Objektit do te mbyllet Zyra e Punësimit.
Pra, zyra nuk eshte mbyllur per shkake se nuk eshte ndermarre asgje nga ana ime,si Udheheqes i Zyres per Punesim. per mbrojtje te punetorve dhe palve,por kryekepute per shkak se(sipas tyre)nuk eshte bere dezinfektimi me preparate perkatese per dezinfektim.
2) Ne rrjete sociale ka dal informata se Zyra e Punesimit ka dal me deklarata se kinse qytetaret kane mbetur pa aplikuar per Pakon Emergjente ,Masa nr. 15. Per shkak te mbylljes se Objektit,e qe sipas Zyres per Komunikim me Publikun eshte keqkuptuar!
Per hire te sqarimit te vertet,askund nuk kemi thene se qytetarve u pamundesohet aplikimi, sepse qe nga data 14.04.2020 eshte aplikuar Metoda 1.aplikim online, permes APRK-se dhe Metoda 2. permes e-mail, aderses zyrtare te Udheheqesit te Zyres per Punesim ne Drenas.Nderkaq , Masa 3. aplikimi permes formes fizike eshte nderprere deri ne njoftim te ri ,qe do te vije nga niveli Qendror, per shkak te preventives dhe mbrojtes nga pandemia te stafit dhe qytetarve .
Por pasi qe disa procedura nuk jane te njohura dhe kane mundur te keq kuptohen, po e dha spjegimin: Pasi qe aplikacionet te dergohen ne dy metodat 1 dhe 2, Une si udheheqes jame i obliguar qe secilin aplikacion ta shkarkoj, ta printoi, ta dergoi te keshilletaret per Punesim ,te cilet pastaj e fusin ne evidence te personave te papune(SIMP).Pasi te kryhet kjo procedure ,secilin aplikant e njoftoi per aplikacionin qe i eshte pranuar dhe qe ai te vazhdoi per procedura te me tejme,si aplikimi online ne Ministrine e Financave dhe Transfereve, apo aplikacionet ne forme fizike te mirren ne Qendren per Pune Sociale ne Drenas.Deri ne diten kur eshte mbyllur objekti iu kame treguar Inspektorve te nderuar se jame duke punuar per shkarkim te aplikacioneve qe jane derguar ne forme elektronike, ku deri ate dite i pata shkarkuar dhe printuar mbi 700 sosh te cilet permes keshilletarve jane regjistruar ne evidencen e presonave te papune. Bile, kur me urdheruan qe ta nderpres punen shiqova dhe ua thash se me kane mbetur pa i perfunduar edhe 682 aplikacione, te cilat pastaj duhet t’i evidentojne si te papune,e qe eshte kusht per te aplikuar per Masen nr 15 per ndihmen emergjente financiare ne vlere prej 130.00 euro per 3 muaj.
Une si Udheheqes i ZP-se mendoi, se persa u perket masave per parandalim dhe mbrojtje nga korona virusi, COVID-19 ,cka kane qene ne kompetencen t’ime i kame kryer.
Ndoshta ky reagim eshte strezgjatur, por qellimi ishte, vetem qe te behet nje zgjidhje e jo per ta bartur fajin te njera ,apo pala tjeter.Jemi ne pritje qe te reflektoni si nga ana e APRK-se ashtu edhe nga ana e Komuns ne menyre qe te hapet Institucioni I ZP-se.