Reagimet e Ambasadave për Listën Serbe, zv.ministrja: I respektojmë, por secili shtet merr vendimet e veta

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Zv.ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka folur për reagimet e ambasadave të huaja rreth mos certifikimit të listës për deputet të Listës Serbe.

Gashi ka thënë se i respektojnë qëndrimet e ambasadave të huaja në Kosovë, megjithatë ka shtuar se secili shtet i merr vendimet e veta.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim të pandryshuar sa i përket Listës Serbe dhe se kanë argumente që lista me emrat për deputet nga Lista Serbe nuk i kontribuon pluralizmit politik në vend.

“Unë s’mund të jap cilësime ndaj ambasadave respektive. Ne i respektojmë qëndrimet dhe vendimet e tyre. Secili shtet merr vendimet e veta. Ne si VV kemi një qëndrim sepse kemi një listë argumentesh pse kjo listë s’është në interes të komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Gashi në T7.

Të ngjashme