Reagimi i Abdixhikut ndaj Mustafës, Muharremi: Kjo që po shohim mund të jetë fundi i LDK-së

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar replikën e kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiki, me paraardhësin e tij, Isa Mustafa.

Ai e ka vlerësuar se sulmet e Abdixhikut ndaj të tjerëve janë të gabueshme.

Në profilin e tij në Facebook”, ai ka shkruar se kjo që po shohim mund të jetë fundi i LDK-së;

“Kur e sheh kryetarin aktual me 13% duke e sulmu Isa Mustafën, si kryetarin e partisë më të suksesshëm historikisht pas Rugovës, nuk ka si mos me sugjeru që ky mundet me qenë njëfarë fundi i partisë. Roli i kryetarit është me i bashku njerëzit e me kriju sinergji, pajtim e kushte bashkëpunimi gjithpërfshirës, jo ndarje. Ky mundet me qenë ofendimi më i madh deri më tani për anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Si me pasë shpresë njerëzit në këtë parti me këtë qasje e çka po shohin kohën e fundit? Kur e sheh prijësin e partisë gjithashtu duke i sha njerëzit e partisë e gazetarët, gjithkënd pos me shiku vetën dhe rezultatet praktike, kjo tregon që kjo parti nuk ka të ardhme të mirë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, fundi i LDK-së është kur nuk ka shpresë për këtë parti.

“Fundi i LDK-së nuk është me u shu partia, se gjithmonë gjindet dikush që e “drejton”. Fundi i LDK-së është kur i sheh duke u sha njëri-tjetrin e duke mos reflektu në rezultatet e dobëta të zgjedhjeve. Një LDK që nuk e pranon me arsye humbjen dramatike si diçka që duhet me reflektu e ndryshu, është sikur një pacient me diagnozë që refuzon me i pranu e përdorë ilaçet. Fundi është kur nuk ka shpresë më për këtë parti. Kur 13% duket normale e kur partia mundet me shku në 7-8% me këtë stil. Fundi i LDK-së është kur kjo parti më nuk duket serioze me garu për vend të parë, por është njëfarë partie që nuk i duhet askujt”, ka shkruar ai.

Të ngjashme