Trump thotë se “Home Alone 2” nuk do të jetë njësoj, pasi Kanadaja largoi skenën ku ishte ai.
Një rrjete televiziv kanadez ka larguar skenën e Presidentit Trump nga “Home Alone 2”, shkruan lajmi.net.
Shikuesit e “Home Alone 2” gjatë transmetimit në “CBC” vunë re se skena e famshme, në të cilën MAcaulay Culkin në rolin e Kevin McCallister gjendet në “Plaza Hotel” i kërkon pronarit ta drejtojë në holl.
Pas kësaj, presidenti Trump ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, ku shkroi me shaka “Filmi nuk do të jetë kurrë i njëjti! (thjesht shaka)”.
Fillimisht, kjo u mendua se ishte ‘hakmarrje’ politike e Justin Turadeau, pasi në samitin e NATO-s në fillim të këtij muaji pretendohej se po tallej me Trump në një video që e kapën kamerat.
Pas kësaj, Trump kishte reaguar publikisht, por sa i përket filmit, nuk ka asnjë provë se kryeministri fshiu atë pjesë nga “CBC”.
Chuck Thompson nga CBC tha se kjo skenë është fshirë më parë dhe kjo gjë ndodh rregullisht në filma.Periskopi.Com.