Ish-kryeministri dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ranush Haradinaj, ka përshëndetur votimin e deputetëve të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë”.
“Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.