Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka thënë se retorizmi nxitës dhe revizionizmi historik që kemi parë kohët e fundit në lidhje me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme.
Kjo ambasadë ka kërkuar të kihet kujdes ndaj fjalimeve selektive në bazë të orientimit politik ose komunitetit.
“Liria e fjalës ka qenë prej kohës një parim themelor i demokracisë”.
“Ngjarjet e kësaj jave tregojnë se sa e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë dhe të përqendrojnë energjitë e tyre mbi të ardhmen duke normalizuar marrëdhëniet”.