Reagon Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kundërshtojnë Kurtin për tarifat dhe reciprocitetin

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një reagim zyrtar kanë thënë se kundërshtojnë veprimin e fundit të qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Përmes një komunikatë, SHBA-ja ka qenë e qartë rreth asaj se Kosova duhet ta heq taksën pa vendosur barriera të reja, sepse sipas tyre politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagim.

Të ngjashme