Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në Twitter ka reaguar për procesin e emërimit të noterëve të rinj të Kosovës.
Ai ka shkruar se e mirëpret sqarimin e djeshëm të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Heldt tha se emërimi i noterëve të rinj duhet të jetë në standardet ndërkombëtare ku pret edhe Kosova t’i bashkohet kësaj familje.
Postimi i plotë i Heldt në Twitter:
E mirëpres sqarimin e djeshëm në TV nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, duke mos parë pse duhet të nxitohen këto nominime tani. Nuk është personale, por politike, ka të bëjë me shqetësimet e ngritura në nivelin profesional të noterëve, të cilët dëshirojnë që Kosova të bashkohet në këtë familje ndërkombëtare.