Klubi i Llapit ka reaguar ashpër pas përfundimit të ndeshjes Ballkani – Llapi, ku triumfuan vendasit 1-0.
Ndeshja u përcoll me përleshje mes futbollistëve, dhe u mbyllë me tre kartonë të kuq – dy për Llapin.
Për të hapur edhe më shumë debate, në fund të ndeshjes u krijua edhe një tollovi tjetër e madhe.
Në fund të takimit, u krijua një tollovi e vërtetë, me gjyqtarin që s’mund të merrte frymë nga protestat e shumta të mysafirëve që pretendonin për një penallti, e vendasve që pretendonin se nuk është dhe në fund, nuk u dha një e tillë.
Këtë ndeshje në Suharekë në përgjithësi, Llapi e ka cilësuar si “skandal”.
“Përfundon turpi i vitit 2021 me mos akordimin e penalltisë së fund të ndeshjes. Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal, turp se si ua vodhen mundin e angazhimin futbollistëve! FC Ballkani – KF Llapi 1:0”, ka postuar klubi në fazën zyrtare në Facebook.