Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tërë situatën e krijuar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, që prindërit t’ua blejnë librat fëmijëve vetë duke u subvencionuar nga ta e ka quajtur “Dështim total, kaos e çka jo tjetër”.
Deputetja Bajrami ka ngritur një seri pikash problematike në lidhje me këtë praktikë të re.
Reagimi i Hykmete Bajramit:
e-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 jashtë funksioni,
Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara,
Çmimi i librave ende nuk dihet,
Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit,
Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës,
Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të dëtyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë,
Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijeve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura,
Dështim total, kaos e çka jo tjetër!
Dorëheqja nuk mjafton!