Siguria e Kosovës po sfidohet rëndë në Veri të Kosovës, reagon deputetja e PDK-së

| 05 Nën 2022 | 14:24 | Nga

Eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës heqin uniformat pas vendimit për dalje nga institucionet.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila thotë se siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës.

Ajo thotë se eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshën uniformën me lehtësi por kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Postimi i saj:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force.

Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Të ngjashme