Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Miftaraj ka thënë se në komunizëm, shteti të torturonte, ndërsa në demokraci nuk ndodh kjo por që sipas tij, i toleron të tjerët të vendosin drejtësi sipas qejfit të tyre.
“Në kohë të komunizmit për me shpreh një mendim, shteti ishte ai që të torturonte. Në demokraci dalin disa të mjerë që e marrin ligjin në dorë duke vendosur standardet e moralit se kush guxon me fol, çka me fol. Shteti tash nuk të rreh, ama i toleron “policët” e moralit me vendos drejtësi sipas qejfit të tyre”, ka shkruar ai.