Reagon Erdogan pas shpërthimit në Stamboll, njofton për 6 viktima

| 13 Nën 2022 | 17:08 | Nga

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Istanbulit.Ai ka thënë se përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimet e tyre.

Erdogan ka thënë se autorët e sulmit do të dënohen ashtu siç e meritojnë, raporton Anadolu Agency.

“Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë.

Të ngjashme