Naim Fetahu, kryetar i i PDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, ka thënë se banorët e këtij qyteti po e pësojnë nga inatet dhe përçarja në mes të partive në pushtet, LDK-së dhe Vetëvendosjes. Ai ka thënë se qytetarët e Podujevës po mbeten pa barna në koh.
Në një postim në Facebook, Fetahu ka thënë se kjo është skandaloze. Ai ka thënë se mbetja pa barna e banorëve të Podujevës si pasojë e inateve LDK-VV është tradhti dhe lojë e ndyrë.
Në Podujevë deri më tani janë shënuar tri raste pozitive me Coronavirus dhe në karantinë janë fshatrat Dumnicë e Epërme, Dumnicë e Poshtme, Llaushë e epërme dhe e poshtme.
Ky është postimi i Fetahut:
Kjo është skandaloze. Për shkak të përçarjes dhe inatit mes tyre, LDK-ja dhe Vetëvendosje po i lënë qytetarët e Podujevës pa barna dhe pa mjete mbrojtëse ndaj virusit vdekjeprurës. Unë i bëj thirrje nënkryetarit të komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të lënë anash këtë çmenduri, dhe të vihen në mbrojtje të qytetarëve tonë. Llapi nuk ua ka borxh lojërat tuaja të ndyra. Këtë tradhti që po ua bëni llapjanëve në këtë moment jetik për ta, Podujeva nuk do t’ua harrojë asnjëherë. Turp.