Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, të mërkurën është arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Përveç Molliqajt, Policia ka arrestuar edhe aktivistët e kësaj partie, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Korab Korqa, Agron Kabashi dhe Gent Brahimi.
Për arrestimin e pesë aktivistëve të PSD-së ka reaguar edhe Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se “krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime”.