Reagon ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

| 03 Qer 2020 | 16:31 | Nga

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkruar për herë të fundit si Ministër në detyrë i Shëndetësisë, i cili gjatë këtyre muajve ishte në qendër të vëmendjes, për shkak të shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Vitia ka thënë se deri këtu arritëm së bashku, dhe se këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin.

“Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm”, është shprehur Vitia.

Postimi i plotë:

Deri këtu arritëm së bashku. Me shumicën që ndihmuan dhe punuan. Mësuam e pësuam shumë, por e mbrojtëm Kosovën nga kolapsi i shëndetit publik.
Ne ia dolëm, sepse nuk vendosëm theksin tek ndëshkimi apo zënia në gabim, por tek solidariteti. Dhe, kësaj kërkese me gjithë vështirësitë apo inercitë e zakoneve të dashura të jetës sonë familjare e kolektive iu përgjigjën me mirëkuptim shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës.
Erdhëm së bashku deri këtu, me besimin e ndërsjellë. Këta tre muaj shënojnë një stad të ri për vendin. Sakrifikuam shumë që të mos gjunjëzoheshim dhe ia dolëm.
Në këmbë dhe solidarë.

Faleminderit Ministër, Dr. Arben Vitia.
(Stafi i Ministrisë së Shëndetësisë).

Vlen të theksohet se kjo ishte dita e fundit si Ministër i Shëndetësi për Arben Vitinë dhe Qeverinë Kurti, sot është votuar kabineti i kryeministri Avdullah Hotit.

Të ngjashme