Korporata Energjetike Kosovës sh.a. (KEK) me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik është e obliguar të reagoj ndaj artikullit “Kontrata sekrete e KEK-ut: 200 mijë tonë qymyr u shiten 50% më lirë se çmimi i tregut”, të publikuar sot në portalin Buletini Ekonomik.
Duke u bazuar në transparencën e KEK-ut me portalin Buletini Ekonomik gjatë gjithë kohës, dhe vetë faktin që ky rast ishte iniciuar kohë më parë nga vetë organet përgjegjëse të KEK-ut dhe në kohën e interesimit të këtij portali veç kishte përfunduar raportin auditori i brendshëm.
KEK është obliguar të njoftoi opinionin se nuk është e vërtet se KEK ka mbajtur informacione sekrete (siç ceket në këtë shkrim për kontratën) nga portali Buletini Ekonomik.
Për më tepër, KEK ka qenë shumë transparent me të gjitha mediat. Prandaj, edhe në këtë rast portalin Buletini Ekonomik e kishte njoftuar fillimisht se menaxhmenti i KEK-ut tashmë ishte duke e trajtuar shumë seriozisht këtë çështje me ç’rast edhe ka iniciuar të gjitha veprimet e brendshme administrative si dhe njëkohësisht rastin e ka adresuar edhe në institucionet relevante.
Pra, në kohën kur kishte bërë pyetje portali në fjalë, KEK veç kishte përpiluar raportin e auditimit, kishte filluar të ndërmerr të gjitha masat e brendshme administrative si dhe kishte njoftuar organet relevante të drejtësisë.
Për më tepër KEK sipas kërkesës së portalit Buletini Ekonomik kishte dërguar të gjithë dokumentacionin (kopje) e kërkuar:
Me datë: 12.08.2021.
Ø Dosjen e tenderit
Ø Njoftimin për vendimin e Autoritetit Kontraktues
Ø Njoftimin për dhënie të kontratës. dhe
Ø Raportin e vlerësimit të tenderit
Me datë: 18.08.2021 sipas kërkesës shtesë i është dërguar edhe:
Ø Kontrata me numër 2393
Ndërkohë që vetëm raportin e auditorit për këtë rast nuk kemi pas mundësi ta dërgojmë, me ç’rast e kemi njoftuar portalin në fjalë se raportin e auditimit nuk mund ta përcjellim në këtë fazë sepse publikimi mund të ketë ndikim negative në proceset e brendshme dhe të jashtme tashmë të filluara.
Për më shumë, KEK kishte publikuar edhe njoftimin pas mbledhjes së Komitet të Auditimit (KA) në të cilin ishte njoftuar opinioni në lidhje me këtë çështje, me ç’rast autori i këtij shkrimi me datë 25.08.2021, ishte njoftuar edhe personalisht pasi që ishte duke trajtuar këtë temë.