Pas lajmeve se testi për Coronavirus është paguar 200 euro, ka reaguar edhe laboratori ku është kryer testi dhe ku është bërë pagesa.
Në një njoftim, “Medical Laboratory & Services” thotë se pagesa 200 euro është e saktë dhe tregon arsyet pse është ky çmim.
“Për shkak të realizimit të shpejt dhe kostos së reagensave ky test në MLS kushton 200 Euro”, thuhet në njoftimin e laboratorit lidhur me testin me metodë nukleare të performuar nëpërmjet sistemit “GeneXpert SARS COV-2” që, sipas laboratorit, e detekton virusin për 45 minuta.