Reagon LDK-ja: Maskat ranë, me to dhe perdja e populizmit

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pas publikimit të përgjimit të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku bisedohej për koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.

Përmes një komunikate për medie, LDK thotë se shpreh shqetësim të thellë për gjendjen e rëndë të politikbërsjes në Kosovë.

Sipas LDK-së, me këto përgjigje kanë rënë “maskat dhe perdja e populizmit”.

“Maskat ranë. Me to dhe perdja e populizmit. Përgjimet e publikuara sot në mediet kosovare, shpërfaqin sheshazi hipokrizinë e thellë të pushtetit populist. Kjo hipokrizi, tashmë standard veprues i partisë në pushtet, që në njërën anë kontakton, koordinon e bashkëvepron me njerëz të lidhur me krimin, e në anën tjetër akuzon të tjerët për një gjë të tillë, shpërfaq gjendjen alarmante të politikëbërjes në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

“Për të vërteten dhe faktimin e saj, ne shprehim mirënjohjen. Për gjendjen e rëndë të politikëbërjes në Kosovë, LDK -ja shpreh shqetësimim më të thellë. Sepse, koordinimi i aktiviteteve politike në vend, sikurse dhe komunikimi me një person me urdhërarrest e në listë të zezë të SHBA-ve, cenon rëndë sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme