Reagon Lutfiu, Serbia po kërkon të anulohet subvencionimi i kulturave bujqësore nga Fondi i Kosovës për Luginën

Prishtinë | 10 Dhj 2024 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar sot se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë”, ka shkruar Lutfiu.

Pavarësisht presionit, ai thotë se vendimi nuk do të shfuqizohet, dhe se pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të publikohen hapat e mëtutjeshëm.

Me këto veprime, sipas Lutfiut, Serbia po shkel ligjet e veta kur janë në pyetje interesat e shqiptarëve, vetëm për të bërë spastrim etnik.

Të ngjashme