Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar nga akuza për mashtrim me viza.
Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se kurrë gjatë jetës s’ka përjetuar “ torturë më të madhe” se kjo.
“Pas 5 viteve vuajtje shpirterore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga nje trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugesh, me ka shpalur te pafajshem nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shperlarje parash, dhe shmangie nga tatimi! Faleminderit shume te gjithe juve qe besuat ne pafajesine time. Kurrë ne jeten time nuk kam perjetu torture me te madhe se sa kjo e ketyre pese viteve! Faleminderit shume!”, ka shkruar Zeka.