Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, ka reaguar për rastin tragjik në Istog ku mbeti i vrarë edhe Izet Demaj, ish-pjesëtar i Policisë.
Më poshtë reagimi i plotë i ministrit:
“U trondita nga vrasja e Izet Demajt, pjesëtar i Policisë së Republikës së Kosovës. Izeti sakrifikoi veten në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Istogut. Sakrifica e tij na bënë krenar dhe njëkohësisht na shtynë të luftojmë edhe më ashpër krimin dhe kriminelët”.
Ai shtoi se “Siguria e Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk ka alternativë”.
Ministri i Brendshëm shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë.
“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.