U. d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Dacic i cili ka mohuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Osmani e ka quajtur të neveritshme e çnjerëzore deklaratën e Dacic se ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, gënyen kur ndanë historinë e gjenocidit në Kosove.
“Edhe një herë ne shohim udhëheqës serbë që gënjenjnë dhe mohojnë krimet e luftës duke thënë se Presidenti Clinton dhe Medeline gënjyen botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e patolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore. “ ka shkrur ajo në Twitter.