Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve duhet tua hap sytë të gjithë atyre që shpresuan se Serbia do të përmirësohej.
Osmani ka thënë se urrejtja e serbëve ndaj popullit të Kosovës që po sponsorohet nga vet shteti i Serbisë ka qenë mbizotërues gjatë gjithë historisë.
Ndërkaq, vendimin e Gjykatës e ka quajtur një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.
“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkruan në Twitter, Osmani.
Ndryshe, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.