Pas aksionit të njësive speciale të policisë së Kosovës Rosu në veri të Mitrovicës, për të kapur personat që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar veprimin e Prishtinës zyrtare.
Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, Gjuriq, ka thënë se e gjitha filloi rreth orës 5:45 kur policët e Kosovës të armatosur “deri në dhëmbë” dhe me helmeta u nisën për në veri.
“Ata ishin me 25 vetura të blinduara edhe pse në hyrje të qyteti janë parë të rreshtuara afro 40 të tilla. Por, ata u larguan rreth orës 6 të mëngjesit”, ka deklaruar Gjuriq.
Sipas tij “shënjestra kryesore” ishte komandanti i policisë në veri, Zeljko Bojiq, pasi njësitet e Rosu u futën në banesën e tij dhe arrestuan të birin Vasilin.
“Njësitet e Rosu janë futur në banesën e tij duke ia arrestuar të birin Vasili Bojiq të cilin e dërguan në drejtim të panjohur. Gjithashtu është arrestuar një pjesëtar tjetër i policisë Rade Bashar, që ka punuar në raste shumë të rëndësishme”, ka shtuar Gjuriq.