Pas vendimit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, ku u vendos djegia e mandateve, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria.
Përmes një postimi në Twitter, zv.kryeministri Erion Braçe thotë se PD digjet tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.
“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As #SPAK e as #BKH, as #GjKUSHTETUESE, as #GjseLarte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues #Cmonton #BllokiminngaKuvendi. Te parëndësishëm shume shpejt! Arsye e forte apo jo?! Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh! Arsyeja është #ReformaPërpara pa pyetur për bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!”– ka shkruar Braçe.