Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit.
“Sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë, i kam thënë që nuk jam dakord që mos të marrë pjesë. Unë i kam thënë që neve nuk na është kërku një rol si subjekt politik, për të konmtribu si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtu, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj”, ka thënë Haradinaj për TV Dukagjini.