Pas raportimeve se Skënderbeu do të dënohet nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga garat evropiane dhe 1 milion euro gjobë për trukime, ka reaguar klubi korçar.
Skënderbeu thotë se aktualisht nuk ka asnjë veprim nga trupat gjykuese të UEFA-s rreth kësaj çështje.
“Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediet sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të ‘Skënderbeut’, dëshirojmë të informojmë opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut”, thotë klubi korçar përmes faqes zyrtare.