Reagon Vjosa Osmani: Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës

Prishtinë | 29 Nën 2024 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Osmani ka thënë se mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.

Nëpërmes një raagimi në Facebook, Osmani ka ftuar se qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi.

POSTIMI I PLOTË:

Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.

Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.

I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë.

Të ngjashme