Reagon Vuçiq për protestën në Beograd: Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të protestës në Beograd, tha se “ do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.

“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen.” – është shprehur Vuçiq, transmeton REL.

“Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme.” , tha presidenti i Serbisë.

Të ngjashme