Një foto e postuar në profilin e saj në Instagram të një vajze të vogël mbi të cilën shkruhej “coming baby”, u nënkuptua se këngëtarja Xhesika Ndoja është shtatzënë.
Nëse ne e lexuam kështu këtë foto, duket se paskemi bërë shumë gabim, pasi lajmi se ajo është në pritje të një fëmije të dytë nuk është aspak i vërtetë. Ajo ka përgënjeshtuar gjithçka sot nëpërmjet një postimi tjetër në rrjetet sociale.
Këngëtarja është shprehur e indinjuar nga lajme të tilla që janë publikuar në disa prej portale, ndonëse e pranon se ishte ajo vetë “fajtorja”.
“Te zgjohesh me nje lajm si ky! Un qenkem shtazane edhe nuk e dikam? E tmershme per ju portale shyqyr qe jemi ne edhe Po ushqeheni me lajme te rreme! Nuk guxon njeriu te publikosh dicka! Megjithate Urime per mu ???”” ” , shkruan ajo.
Ndoshta kjo ishte një mënyrë që Xhesika zgjodhi për të tërhequr paksa vëmendjen e mediave, duke qenë se ka munguar për pak kohë me projekte të reja muzikore. Nëse po, ishte një zgjedhje e zgjuar, pasi lajmi për shtatzëninë e saj u pasqyrua në shumë portale shqiptare, ashtu sikurse do të publikohet edhe përgënjeshtrimi.