Reagon Zafir Berisha: Ramushi punonte në baushtellë në Zvicër kur dikush e sulmonte policinë serbe

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, thotë se Ramush Haradinaj duhet të kërkojë falje për deklaratën e dhënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi kanë qenë “turistë në luftë”.

Ai tha se Serbisë u janë kundërpërgjigjur edhe në vitet 1993-1992 dhe sipas tij në atë kohë Ramush Haradinaj ka qenë duke punuar baushtellë në Zvicër.

“Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!”, shprehet ai.

Ish-deputeti Berisha ka hedhur fjalë të rënda edhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se mbeturinat e Serbisë janë kthyer në pushtet nën ombrellën e kësaj partie.

“Qasja provinciale me mentalitet mesjetar për luftën e UÇK-së dhe eksponentët e saj, i ka mundësuar mbeturinave të Serbisë të këthehen në pushtet nën ombrellën e sektit të LVV”.

Postimi i tij i plotë:

Nuk e di se në çfarë gjendje emocionale dhe shpirtërore ka mundën me qenë në atë moment, mirpo Ramushu duhet me kërku falje për lapsusin e bërë!

Qasja provinciale me mentalitet mesjetar për luftën e UÇK-së dhe eksponentët e saj, i ka mundësuar mbeturinave të Serbisë të këthehen në pushtet nën ombrellën e sektit të LVV.

Drenica, Llapi dhe asnjë zonë tjetër e Kosovës, nuk kanë zona ku gjatë kuftës ka mundën me qenë turist…

Lufta për sa e di unë nuk ka filluar me 24 mars 1999, sepse ata që u vranë para kësaj date duke përfshi edhe vllaun e Ramushit nuk do të ishin heroi të UÇK-së.

Ne që e kemi sulmuam milicin e Serbisë 1993, dikush që dihet edhe 1992, nuk është korrekte të themi që Ramushi në atë kohë ka qënë duke punuar në “baushtellë” në Zvicër!!!

Me gjithë respektin për luftën që ka bërë Ramushi me familje dhe bashkëluftëtarët e tij në Dugagjin, nuk besoj që kjo i jepën të drejtë atij me u shprehë për të tjerët kështu, veçenarisht në këtë kohë kur Serbia dhe argatët e saj në pushtet, nuk po lën gurë pa lëvizuar oër ta vën në pikëpytje luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të arriturat e saj.

Të ngjashme