Reagon zëvendëskryeministri Gashi për aksionin në veri

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Përmes një shkrimi në Facebook, zevendëskryeministri Dardan Gashi ka komentuar gjendjen në veri.

Gashi ka thënë se krimi i organizuar është dukuri shqetësuese, ndërsa përgëzoi policinë e Kosovës për gatishmërin e treguar.

Shkrimi i plotë:

Kam përcjellur më vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës, përkatësisht operacionin policor të organeve të rendit dhe ligjit, kundër një dukurie kaq shqetësuese, siç është krimi i organizuar.


Si zëvendëskryeministër përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe gatishmërinë për të siguruar rend dhe ligj edhe në pjesën veriore të vendit.


Këta të rinjë e të reja na dëshmuan edhe njëherë sot, se janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Këto dukuri duhet të luftohen deri sa të çrrënjosën në plotëni, dhe Kosova të bëhet vendi që të gjithë ne e duam.
Unë shpreh keqardhje për policët e lënduar gjatë operacionit, dhe u uroj shërim të shpejt.

Të ngjashme