Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend ta pushojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, pasi është zotuar se do t’ia lehtësojë Eden Hazardit rikthimin në fushë nga lëndimi.
Benzema dështoi të godiste qoftë edhe një herë në kornizën e portës në fitoren e Real Madridit 2:0 kundër Celta Vigos në La Liga të shtunën dhe dy herë doli huq nga pozita shumë të mira, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi 33-vjeçar luajti titullar në 15 prej 17 ndeshjeve të Madridit në La Liga këtë sezon dhe vetëm portieri Thibaut Courtois dhe mbrojtësi Raphael Varane kanë luajtur më shumë minuta se ai.
I pyetur në konferencë për media pas ndeshjes nëse Benzema, i cili i ka shënuar tetë gola deri tani në La Liga, ka nevojë për pushim pas një paraqitjeje të dobët, Zidane nuk u pajtua.
“Nuk mendoj se ai është i lodhur. Mendoj se ai luajti mirë dhe e largova nga loja për t’i dhënë mundësi një lojtari tjetër të luajë”, tha Zidane.
“Jemi në një ecuri shumë të mirë. Po i bëjmë gjërat e duhura dhe duhet të vazhdojmë kështu”, shtoi ai.